Një nxënës ther me thikë një person në oborr të shkollës në Dragash

27 janar 2022 | 17:18

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në orët e mesditës së shkollën e fshatit Bresanë të Komunës së Dragashit, ku një person është therur me thikë nga një fëmijë.

Lajmin është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi ka thënë për “Express” se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“Rasti ka ndodhur në ora 12:10 minuta në hyrje te oborrit të shkollës të fshatit ku një fëmijë i ka shkaktuar lëndime trupore një personi madhor. Ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore në QKMF në fshat pastaj është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtutjeshme. Njësitet po merret rastet”, ka thënë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar…