
Një ofertë zyrtare te Real Madridi për Brahim Diazin, e ardhmja e mesfushorit vendoset javën e ardhshme
Real Madridi ka një çështje të rëndësishme për t’u zgjidhur këtë afat kalimtar dhe ajo është e ardhmja e Brahim Díaz, 25-vjeçarit që vazhdon të jetë subjekt i shumë thashethemeve.
Klubi po punon për të finalizuar skuadrën që trajneri i ri, Xabi Alonso, do të ketë në dispozicion për sezonin e ardhshëm. Vendime për largime dhe afrime priten gjatë javëve të ardhshme.
Brahim Díaz ka pasur një sezon të mirë, me gjashtë gola dhe gjashtë asiste në 48 ndeshje, por konkurrenca në skuadër e ka penguar të ketë një rol të plotë titullari.
Sipas CNN Portugal, Benfica është shumë e interesuar për lojtarin dhe ka kërkuar huazimin e tij, por Real Madridi nuk dëshiron një huazim.
Klubi madrilen është i gatshëm ta lejojë largimin e Brahim Díaz vetëm për një shitje të përhershme, duke kërkuar një shumë prej rreth 40 milionë eurosh për kartonin e tij.
Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e lojtarit, i cili duket më pranë se kurrë largimit nga Los Blancos.
Situata do të qartësohet në ditët e ardhshme, ndërsa klubi dhe agjentët e Brahim Díaz vazhdojnë negociatat për të ardhmen e tij. /Telegrafi/