Një orë pritje për të hyrë në Kosovë

07 gusht 2025 | 08:38

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhëna të reja lidhur me fluksin në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas raportit më të fundit, pritjet për hyrje në vend janë të shkurtra dhe të menaxhueshme.

Pika kufitare te Dheu i Bardhë shënon pritjet më të gjata, ku udhëtarët presin deri në 60  minuta për ta kaluar kufirin.

Në pikat e tjera kufitare pritjet janë më të shkurtra, nga 3 deri në 5 minuta.

Ky raport është përditësuar mëngjesin e sotëm, në orën 7:39, duke reflektuar gjendjen aktuale në terren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 38 palestinezë janë vrarë të mërkurën në Rripin…