Një paciente me Covid-19, në gjendje të rëndë

15 qershor 2020 | 13:12

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë të hospitalizuar 43 të sëmurë me Covid-19.

Sipas njoftimit zyrtar, një paciente është në gjendje kritike.

“Gjithsej 22 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdese intensive. Në repartin e mjekimit intensiv është duke u trajtuar një paciente në gjendje kritike në frymëmarrje të asistuar dhe përkujdesje intensive”, thuhet në njoftimin e Klinikës së Infektives.

QKUK-ja njofton se 20 pacientë të tjerë janë në gjendje stabile. Po ashtu, bëhet me dije se Klinika Infektive është në pritje të rezultateve për 13 raste të tjera.

Që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, deri më tani janë regjistruar 1,486 raste. Prej tyre janë shëruar 953 persona, ndërkaq 32 pacientë kanë vdekur.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ulqini është bërë gati për të pritur vizitorët nga Kosova,…