Një person bie në pusetë, shpëtohet nga zjarrfikësit
13 shkurt 2026
| 20:51
Një qytetar ka rënë sot në një pusetë në rrugën “Behije Dashi” në Gjakovë, duke shkaktuar ndërhyrjen e shpejtë të Njësisë së Zjarrfikësve.
Sipas njoftimit të Zjarrfikësve, ekipet reaguan menjëherë dhe arritën ta nxjerrin personin nga pusetë pa lëndime të rënda, duke e dorëzuar menjëherë tek stafi mjekësor për trajtim të mëtejshëm.
“Faleminderit reagimit të shpejtë dhe profesional të ekipit tonë. Siguria e qytetarëve mbetet prioriteti ynë kryesor”, theksohet në deklaratën e Njësisë së Zjarrfikësve të Gjakovës.



