Një person gjendet i vdekur në Llaushë të Skenderajt, trupi dërgohet për autopsi

07 prill 2026 | 15:17

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, rreth orës 10:00, ka pranuar informatën se në fshatin Llaushë të Skenderajt, nga familjarët është gjetur pa shenja jete viktima i gjinisë mashkullore, rreth 39 vjeçar.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes” dhe hetimet janë duke vazhduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Kulturë, Turizëm dhe Sport ka votuar në parim…