Një person humb jetën në aksident trafiku në Terstenik të Drenasit

17 prill 2025 | 19:22

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të enjten në fshatin Terstenik të Drenasit, ku ka humbur jetën një person me inicialet A.M., si pasojë e përplasjes mes një automjeti dhe një motoçiklete.

Sipas Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, në aksident janë përfshirë dy persona që ndodheshin në motoçikletë, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë nga plagët e marra, ndërsa tjetri ka mbetur i lënduar.

Ekipi mjekësor në QKMF – Drenas ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe ka ndaluar ngasësin e veturës, i cili është dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Burim Ramadani, analist, ka parashikuar se është e vështirë që…