Një person i vdekur pas një aksidenti të rëndë në Bresje të Fushë Kosovës

25 tetor 2025 | 18:06

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar për Express se si pasojë e një aksidenti në Bresje ka vdekur një person.

Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

“Rreth orës 16:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në Bresje-F.Kosovë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Në vend-ngjarje është ftuar njësia emergjente mjekësore dhe zjarrfikësit. Ekipi mjekësor ka konstatuar se një person është pa shenja jete. Njësitet përkatëse policore janë duke u marrë me rastin.”, ka deklaruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sunderlandi e ka shkaktuar befasinë e madhe në javën e…