Një person në gjendje kritike, 50 të tjerë po trajtohen në QKUK

28 prill 2020 | 09:34

Nga 780 persona që janë të infektuar me Koronavirus në Kosovë, 50 prej tyre i janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. Sipas njoftimit të QKUK-së, 40 janë në gjendje stabile, 9 persona janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, ndërkaq një pacient është në gjendje kritike dhe është duke u trajtuar në mjekim intensiv dhe është në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive

Deri më tani, prej 780 personave të prekur me COVID-19 në Kosovë, 201 janë shëruar dhe 22 kanë vdekur.

Njoftimi pa ndërhyrje:

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot me 28.04.2020, janë të hospitalizuar gjithsej 62 raste, 50 prej tyre me Covid -19.

Gjendja e pacientëve të sëmurëve me Covid -19, është si vijon:

40 raste janë në gjendje stabile, 9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv, ndodhet një pacient i cili eshtë në gjendje kritike, në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.

Sot, nga klinika lirohen 6 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid-19.

Raport i hartuar nga:

Dr. Sadije Namani, specialiste-infektologe

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të pandemisë, edhe në Gjermani po diskutohet lidhur…