Një person në Prishtinë bie nga një lartësi derisa po punonte, Policia jep detaje

23 qershor 2025 | 21:45

Një burrë ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar në lagjen “Prishtina e Re”.

Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti tha se i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot në stacionin policor Jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast Asgjesimi, dëmtimi ose heqja e paisjeve mbrojtese dhe rrezikimi i sigurise në vendin e punës. Rasti ka ndodhë në lagjen Prishtina e re, ku një person, mashkull, ka rënë nga një lartësi deri sa ka qenë duke punuar. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka deklaruar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avionët amerikanë që nuk ishin të strehuar (të pambrojtur) u…