Një person vetëplagoset në Deçan

18 janar 2026 | 09:51

Në Deçan, dje ka ndodhur një incident me armë zjarri.

Policia është njoftuar se një person, ka kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimit në gishtin tregues të dorës e që dyshohet se është shkaktuar nga arma e zjarrit.

Njësitë policore kanë kontaktuar me të lënduarin m/k dhe i njëjti ka deklaruar se është vetëplagosur.

“Si prova materiale policia ka sekuestruar një armë zjarri (revole) pa leje dhe një gëzhojë qe dyshohet se është e të njëjtës armë. Në konsultim me prokurorin kujdestar rasti mbetet nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëshotja e ambasadorit William Walker, dje ka pasur një shqetësim…