Një person vritet, dy të tjerë plagosen në Mitrovicë

17 prill 2021 | 14:02

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur, si pasojë e të shtënave me armë zjarri, që kanë ndodhur paraditen e së shtunës në Mitrovicë.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur në Tregun e Gjelbër të këtij qyteti.

“Policia ka kuptuar se një person mashkull kosovar, ka shtënë në drejtim të tre personave, të cilët janë të plagosur, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Gjithashtu edhe i dyshuari është i lënduar, i njëjti është arrestuar nga njësitet policore dhe është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.

Ai ka thënë po ashtu se zyrtarët policorë janë duke vazhduar të trajtojnë këtë rast.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Myrto Uzuni ka përfunduar në faqen e parë të gazetës…