Një pjesë e Fushë-Kosovës dhe disa fshatra mbesin pa ujë

29 tetor 2023 | 16:01

Një pjesë e Fushë-Kosovës dhe disa fshatra përreth kanë mbetur pa furnizim me ujë të dielën.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se për shkak të dëmtimit të kabllos elektrike 10kV që furnizon objektin Kroni, nga një kontraktor që po merret me shtrimin e rrugës te lagjja e Romëve në Fushë-Kosovë, pa furnizim me ujë kanë mbetur edhe fshati Bresje, Bardhi i Madh, Mes Bardhi, Vragolia, Bardhi i Vogël, Lismiri dhe Miradia e Epërme.

“Furnizimi me ujë rikthehet kur të riparohet kablloja e energjisë elektrike nga kontraktori”, thuhet më tej në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku i ka reaguar opozitës pas…