Një punëtor bie nga një lartësi prej katër metrash, dërgohet për trajtim në QKUK

14 qershor 2021 | 12:04

Një punëtor derisa ishte duke punuar ka rënë nga një lartësi prej katër metrash, duke pësuar lëndime të rënda trupore.

Ai është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).

Me këtë rast, Policia e Kosovës e ka arrestuar pronarin e ndërmarrjes.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar, gjersa ka qenë duke punuar, është rrëzuar nga lartësia rreth 4 metra, dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit, pronari i firmës-i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë 76-vjeçar që besohet të jetë kryetari i familjes…