Një rrugë në komunën e Çairit emërtohet me emrin e Ibrahim Rugovës
27 prill 2023
| 12:06
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në përurimin e një rrugë në komunën e Çairit në Shkup, e cila do ta mban emrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Me këtë rast, Osmani ka thënë se kjo rrugë do të shërbejë si përkujtim i trashëgimisë historike të Rugovës.
“Sot, Komuna e Çairit përjetësoi emrin e presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova. Padyshim që kjo rrugë, të cilën e përuruam sot, bashkë me kryetarin e Komunës, Visar Ganiu, bijën e Presidentit Rugova dhe me miq të shumtë të shtetit tonë, do të shërbejë si udhërrëfyes i veprës dhe rikujtim i trashëgimisë historike të presidentit Rugova”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.



