Një satelit 6.5 tonësh i NASA-s është në një rënie të pakontrolluar drejt Tokës

08 janar 2023 | 18:46

Sateliti shkencor i NASA-s Erbs (Earth Radiation Budget Satellite), në orbitë prej gati 40 vitesh dhe jo më funksional, po bie në mënyrë të pakontrolluar drejt Tokës dhe hyrja e tij në atmosferë pritet në natën midis 8 dhe 9 janarit.

Sipas parashikimeve të NASA-s, sateliti që peshon pothuajse dy tonë e gjysmë, duhet të shkatërrohet pothuajse plotësisht në përplasjen me atmosferën, por disa fragmente mund të arrijnë ende në tokë.

Sipas agjencisë amerikane të hapësirës “rreziku që dikush të goditet llogaritet në 1 në 9400”.

Sipas përllogaritjeve më të fundit që disponon Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, hyrja në atmosferë pritet në orën 00:40 të datës 9 janar

I nisur në vitin 1984 me anijen Challenger, sateliti Erbs ishte projektuar për të funksionuar për dy vjet, por jeta e tij funksionale ishte shumë më e gjatë.

Për 21 vjet, instrumentet e saj kanë mbledhur të dhëna për atmosferën dhe klimën, duke matur nivelet e ozonit, avullit të ujit dhe aerosoleve.

Erbs pushoi së punuari në 2005, duke u bërë një nga mbeturinat hapësinore tani shumë të shumta në orbitën e Tokës.

Sateliti i NASA-s është i fundit në një seri të gjatë objektesh që bien në mënyrë të pakontrolluar nga hapësira: një fenomen që tani është bërë shumë i zakonshëm, aq sa ekspertët vlerësojnë se episode të ngjashme ndodhin çdo një ose dy ditë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo nuk ka humbur shumë kohë për t’u siguruar…