Një serbi i sekuestrohen mbi 20 mijë euro nga Dogana e Kosovës

08 shtator 2025 | 16:11

Në pikëkalimin kufitar të Jarinjës, në veri të Kosovës, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një shtetas të Serbisë, i cili tentoi të hyjë në territorin kosovar me mbi 20 mijë euro të padeklaruara.

Gjatë kontrollit të automjetit, janë zbuluar dhe sekuestruar mjetet monetare, të cilat ishin kryesisht në valutën dinar dhe euro.

Në bazë të legjislacionit në fuqi të Kosovës, çdo shumë monetare që tejkalon vlerën prej 10 mijë eurosh, në hyrje apo dalje nga territori i vendit, duhet të deklarohet para zyrtarëve doganorë. E mosdeklarimi i tyre përbën shkelje ligjore.

Dogana e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj për të luftuar kontrabandën financiare, pastrimin e parave dhe veprimtaritë tjera të paligjshme që rrezikojnë sigurinë ekonomike të vendit. Veprime të tilla, thuhet në njoftim, janë thelbësore për ruajtjen e stabilitetit fiskal dhe mbrojtjen e tregut të brendshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…