Një shkrepje me vlerë mbi 20 milion dollarë, Georgina dhe Cristiano Ronaldo në qendër të vëmendjes…

24 mars 2026 | 10:43

Cristiano Ronaldo dhe e fejuara e tij, Georgina Rodríguez, kanë tërhequr vëmendjen me një postim luksoz në Instagram, në një moment kur situata në Riad është bërë e tensionuar pas sulmeve me raketa.

Ndërsa ylli portugez, që aktivizohet me Al-Nassr, po rikuperohej në Spanjë nga një dëmtim i këmbës, çifti ndau pamje që ekspozonin pasurinë marramendëse. Në fokus ishte një koleksion luksoz:

Një Bugatti Centodieci me vlerë rreth 11.7 milionë euro, ora Patek Philippe 5719/10G (rreth 600 mijë €) dhe modeli Ladies 7118/1450R (rreth 380 mijë €) si dhe unaza e fejesës së Georginës, që vlerësohet mbi 5 milionë euro.

Megjithatë, përtej luksit, vëmendja u përqendrua edhe te siguria e tyre. Fillimisht u raportua se avioni privat i Ronaldos ishte larguar nga vendi, duke ngritur dyshime për largimin e tij, por më pas u konfirmua se ai ndodhej ende në Arabinë Saudite, i fotografuar me bashkëlojtarët.

Situata në Arabia Saudite është tensionuar pas zhvillimeve të fundit në rajon, me raportime për sulme me dron dhe raketa në disa zona, përfshirë objektiva diplomatike.

Pavarësisht kësaj klime të pasigurt, Ronaldo dhe familja e tij vijojnë jetën në Riad, ndërsa fansat mbeten të shqetësuar si për sigurinë e tyre, ashtu edhe për gjendjen fizike të futbollistit, në prag të kompeticioneve të rëndësishme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banorët e Big Brother VIP Albania 5 janë detyruar të…