Një tjetër drejtues i lartë rus gjendet i vdekur në rrethana misterioze

20 shtator 2025 | 21:32

Trupi i pajetë i Alexander Tyunin, drejtorit të përgjithshëm të kompanisë NPK Khimprominzhiniring, një degë e gjigantit shtetëror bërthamor Rosatom, është gjetur në periferi të Moskës, pranë makinës së tij në një zonë afër pyllit.

Sipas raportimeve të thesun, pranë trupit të 50-vjeçarit janë gjetur një pushkë gjuetie dhe një letër lamtumire, ku Tyunin përmendte depresionin si arsye për vendimin për t’i dhënë fund jetës.

Ndërkohë që autoritetet ruse e kanë klasifikuar ngjarjen si vetëvrasje, rasti ka ngritur dyshime të forta, pasi Tyunin është drejtuesi i 20-të i lartë rus që humb jetën në mënyrë të dyshimtë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.

Tyunin kishte qenë në krye të Khimprominzhiniring që nga viti 2016, një kompani që prodhon kompozita karboni për industrinë ushtarake dhe energjetike. Kjo kompani është pjesë e Umatex, divizion i specializuar i Rosatom, që u vu nën sanksione amerikane në shkurt të vitit 2023.

Vdekja e Tyuninit vjen pas një vargu ngjarjesh të ngjashme që kanë përfshirë figura të larta të sektorit industrial dhe energjetik rus, përfshirë Alexey Sinicinin, Dmitry Osipovin, dhe Mikhail Keninin, të cilët po ashtu janë gjetur të vdekur në rrethana të dyshimta gjatë muajve të fundit.

Këto zhvillime ndodhin në një kohë kur ekonomia ruse po përballet me ngadalësim të thellë, dhe tensionet brenda strukturave shtetërore dhe ekonomike duket se po rriten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua 39-vjeçare me shtetësi zvicerano-kosovare është dënuar me katër…