
Një tjetër fushë stërvitore i shtohet Kosovës, në fshatin Baran të Pejës (video)
18 qershor 2025
| 13:25
Kjo fushë është pjesë e memorandumit ndërmjet FFK-së dhe Komunës së Pejës.
FFK-ja ka njoftuar se janë duke vazhduar me përkushtim realizimin e projekteve infrastrukturore në tërë vendin – çdo 45 ditë nga një fushë futbolli – me synim zhvillimin e sportit në çdo cep të Kosovës.
Ky projekt është pjese e programit Hat-trick të UEFA-s.
Fusha në Baran ka përfunduar fazën e parë, ndërsa gjatë kësaj jave do të nis faza e dytë, shtrimi i tapetit.
“Ky është një tjetër hap përpara në fuqizimin e komuniteteve lokale dhe përkrahjen e talenteve të rinj!”, ka njoftuar FFK-ja.