Një tjetër klub në garë për Icardin

05 prill 2020 | 21:01

Të shtunën është raportuar se sulmuesi Mauro Icardi është synim i Newcastel United, kurse sot raportohet se interesim për argjentinasin ka shfaqur edhe skuadra e Milanit.

“Corriere dello Sport” raporton se gjiganti italian do të bëjë ofertë konkrete gjatë verës për sulmuesin argjentinas.

Icardi aktualisht është i huazuar në Paris Saint-Germain, ku ka shënuar 20 gola. Çmimi i sulmuesi vlerësohet të jetë 85 milionë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Serie A deri në fund të shtatorit dhe tetorit? Është…