
Një tjetër sukses për Dua Lipën
27 korrik 2020
| 11:08
Dua Lipa është duke thyer rekorde e shënuar suksese të shumta me anë të albumit të saj më të ri ‘Future Nostalgia’.
Kënga ‘Break my heart’, e cila është pjesë e këtij albumi, ka arritur të zë vendin e parë në ‘US Top 40 Radio’ dhe për këtë këngëtarja është tejet krenare.
Vetë Dua ishte ajo që e bëri të ditur këtë sukses, duke publikuar disa imazhe nga prapaskenat e klipit të këtij projekti dhe si mbishkrim la “Break my heart është numër 1 në US Top 40 Radio”.