Një tjetër zbulim i jashtëzakonshëm në Ulpianë

02 gusht 2025 | 19:23

Ekipi i arkeologëve ka identifikuar një mbishkrim të dytë kushtuar Perandorit Justinian dhe bashkëshortes së tij, Teodora, ka njoftuar ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku.

“Mbishkrimi i parë përmendte themelimin e qytetit Iustiniana Secunda si qytet Dardan. Ky i dyti tregon ndërtimin e bazilikës episkopale. Këto janë të vetmet dedikime të njohura të Justinianit, perandorit me prejardhje nga ky rajon”, ka shkruar Çeku në Facebook.

Ai ka theksuar se ruajtja dhe mbrojtja e trashëgimisë arkeologjike nuk është trajtuar asnjëherë më këtë seriozitet. Hulumtimet arkeologjike në Ulpianë e Dresnik, tanimë po vazhdojnë në prona publike, të cilat u shpronësuan gjatë vitit të kaluar.

“Po punohet me intensitet në lokalitete arkeologjike, plane të konservimit e menaxhimit, ngritje të kapaciteteve profesionale përmes partneriteve ndërkombëtare, studime e publikime. Arkeologjia vazhdon të na zbulojë historinë tonë. Ne vazhdojmë me përkushtim hulumtimin dhe mbrojtjen e saj”, ka njoftuar Çeku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bekë Berisha, kandidat për kryetar të Prishtinës nga radhët e…