Një tufë e qenve i vërsulet një vajze në Ferizaj

14 shkurt 2022 | 07:45

Një vajzë i ka shpëtuar për pak sulmit nga disa qenë endacakë që ishin nisur drejt saj teska ishte duke ecur rrugës në Ferizaj.

Nga një video e publikuar nga mediat lokale shihet se momenti kur një tufë qenesh nisen ta sulmojnë vajzën.

Në ato momente andej kalon një veturë me disa persona që i dalin në ndihmë vajzës.

Qentë endacakë janë problem edhe në kryeqytet e në qytetet e tjera në vend ku shumë qytetarë janë ankuar se po sulmohen prej tyre.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina ka bërë thirrje për një takim me Rusinë dhe…