
Një turiste në vështirësi shëndetësore në Bjeshkët e Nemuna – ShKShMK nis operacioni për t’i ndihmuar
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar një thirrje për ndihmë nga një turiste e cila ka probleme shëndetësor dhe gjendet në rajonin e Milishevcit në Bjeshkët e Nemuna.
Në njoftimin e këtij shërbimi, thuhet se një ekip i shpëtuesve malor nga stacioni i Pejës ka lokalizuar vendodhjen e saj dhe do të kujdeset për t’i dhënë ndihmën e parë.
“Numri kujdestar i thirrjeve urgjente i ShKShMK-së sapo ka pranuar një thirrje për ndihmë nga një turiste e cila ka probleme shëndetësor edhe gjindej në rajonin e Milishevcit në Bjeshkët e Nemuna/RKS”.
“Një ekip i shpëtuesve malor nga stacioni i Pejës ka lokalizuar vendodhjen e saj dhe do të kujdeset për ti dhënë ndihmën e parë dhe evakuuar në qendrën mjekësore më të afërt”, thuhet tutje në njoftim.