Një udhëtim për të gjetur vetveten

22 qershor 2022 | 16:49

Amadea Stefa – mjeshtrja e pare shqiptare e “Meditimit TAO”

Ky udhëtim do të jetë për gjithkënd ndoshta i vështirë, por jo i pamundur thotë mjeshtrja e parë shqiptare e cila praktikon meditimin Tao, Amadea Stefa. Ajo vjen nga qyteti i mahnitshëm i Rozafës, nga Shkodra e bukur, simboli i të gjithë shqiptarisë. Në fakt vajza e veçantë e ka prejardhjen nga Austria dhe Italia, por Shkodra mbetet për të mëmëdheu i parë, pasi rrënjët e saj mbeten aty.  Gjithashtu stacioni i saj si përkthyese për KFOR-in austriak në Kosovë pas luftës ka qenë mbresëlënës dhe shumë prekës për të, pasi njohja nga afër e fatit të vëllezërve tanë siç ajo thekson, e ka bërë të lidhet shumë ngushtë me ta dhe i ka rritur dëshirën për të ndihmuar më shumë.

Amadea posedon një qenie të mbushur me mirësi e dritë dhe çfarë është më e rëndësishmja, ajo e transporton këtë tek të gjithë njerëzit. Familja e saj u detyrua të mbyllet në Shqipëri në kohën e komunizmit, ku ajo kaloi 15 vjetët e parë të jetës së saj. Më vonë ajo shpërngulet nga Shqipëria për të udhëtuar në të gjithë botën. Ka udhëtuar në vende nga më të ndryshmet si Azi, Australi, Afrikë, Amerikën e Veriut dhe Jugut për të përvetësuar direkt në terren teknikat më të mira për zhvillimin shpirtëror. Arsyeja më e fuqishme që e ka shtyrë atë për të kërkuar çelësin e paqes dhe qetësisë shpirtërore është dëshira për të ndihmuar njerëzit të ndihmojnë vetveten. Diçka e veçantë që e ka shtyrë atë të kërkojë më shumë, ka qenë dhe regresi i shpeshtë i nxënësve pas përmirësimit, pra ata që arrinin të rikuperoheshin, ktheheshin pas një kohe tek problemet e vjetra. Nëpërmjet njohjes së afërt të shumë teknikave, ajo arrin të ndalë dhe “Meditimi TAO”, i cili ushtrohet nga mjeshtre të fortë kinezë.

Meditimi TAO dhe fuqia e universit

Sekretet e meditimit TAO janë mbajtur të fshehura në mënyrë strikte shekuj me radhë. Fjala TAO përkthehet fjalë për fjalë “RRUGËTIM”, ndërkohë që meditim do të thotë në kinezçe “ulem”. “Meditimi TAO është, le të themi një pjesë e mjekësisë tradicionale kineze, pra duke trajtuar thellë gjendjen psiqike të personit që e ushtron, ai trajton njëkohësisht dhe simptomat organike të trupit, pra sëmundjet e dukshme. Shëndeti varet direkt nga truri, por edhe nga gjendja shpirtërore. Tao nuk ka të bëjë me fe edhe pse të gjitha fetë si dhe Tao synojnë harmoninë, dashurinë dhe paqen midis njëri-tjetrit. Duke synuar paqen në total ne duhet të fillojmë nga vetja, gjithçka fillon aty. Mjeshrat kinezë janë shumë të fortë”,- na sqaron Amadea, – “kjo pasi kultura e tyre është shumë e vjetër dhe në krahasim me ato të zhdukurat ruhet akoma. Thelbi i saj është qetësia dhe shërimi i shëndetit, në rradhë të parë të atij shpirtëror.”

Veçantia e meditimit Tao qëndron tek thellësia dhe futja në rrënjën e temës, pra çdo temë nuk shikohet nga ana sipërfaqësore, thekson Amadea: “Psh.: në qoftë se kemi konflikt me dikë dhe shkëpusim çdo kontakt me të, kjo nuk është zgjidhje, pasi nuk na qetëson, përkundrazi. Ose po të marrim suksesin, ai varet nga shumë faktorë siç janë dhe emocionet ose shëndeti, por dhe nga energjia që kemi mbledhur që nga fëmijëria. Pra, kur kemi kaluar një fëmijëri të ngarkuar me negativitet, ne do ta transportojmë atë në jetën tonë të mëtejshme, pasi ky informacion është memorizuar në rrënjët tona. Këtu fillon Tao, sepse në vend të kësaj ne duhet të ndjehemi të fuqishëm, mos të dëgjojmë se ç’thonë të tjerët, por atë që dëshiron zemra jonë, kuptohet në balancë me familjen, njëri-tjetrin dhe shoqërinë. Ideja thelbësore e Tao-s është “Tao follows the nature way”, pra “Tao ndjek rrugën e natyrës” dhe kjo përben thelbin e paqes dhe të balancës shpirtërore, asgjë më shumë.” Amadea na shpjegon: “Tao është rruga e pastërtisë, e burimit qiellor, rruga e të vërtetës tënde, gjithsecili nga ne ka të drejtë të të jetë e vërteta/i vërteti ashtu siç është, pa pasur nevojë të gënjejë dhe të bëje lajka, sepse ai që gënjen tjetrin, gënjen në radhë të parë vetën. Ne nuk duhet të bëjmë diçka për të tjerët, sepse kjo nuk na plotëson kurrë, ne duhet të bëjmë diçka, sepse kemi dëshirë.”

Si të praktikojmë teknikat e Tao-s

Siç e shpjeguam dhe më lart, kujtimet negative, përjetimet traumatike apo ndjenjat e këqija që kemi mbledhur gjatë ekzistencës tonë, ndikojnë tek vetëbesimi dhe vendosmëria pasi këto nuk janë të plota dhe të fuqishme si tek një njeri që ka përjetuar dashuri, ngrohtësi dhe respekt. “Kur meditojmë ne shkojmë tek rrënja e problemeve tona të cilat na ndjekin si pasojë e energjisë negative të mbledhur në vite. Probleme të tilla janë ankthi, meraku, egërsimi, depresioni, ndjesia e braktisjes, probleme me financat, me familjen apo dhe me shoqërinë. Kur meditojmë atëherë futemi në hemisferën apo pastërtinë e Tao-s. E gjitha kjo arrihet nëpërmjet tantrave dhe tingujve dhe kjo ska të bëjë me një lloj besimi, por me numra. Në gjuhën mandarin tingujt e ndihmojnë njeriun të vibrojë dhe të transformojë informacionet që janë të lidhura me një temë të caktuar. Në qoftë se dikush ka probleme financiare kjo i korespondon mantrave “HA” apo tingujve “H” dhe “A”. Kur dikush ka dhimbje koke vlen mantra “JI” pra “J” dhe “I”. Mantra “Gio” i korespondon dhimbjes së barkut duke ndikuar tek sistemi ynë dixhestiv per ta balacuar atë.

Teknikat e matrave (tingujve) dhe vizualizimit

Pse janë tingujt kaq të fuqishëm? Ato prodhojnë vibrime dhe nëpërmjet tingullit përkatës vibron një organ i caktuar dhe ky është i lidhur me një temë specifike në trupin tonë. Shumë njerëz dëshirojnë të jenë në paqe me vehtveten e tyre pasi janë shumë të stresuar, ata kanë probleme psh. në çift, në familje dhe kjo mund të luftohet nëpërmjet meditimit kur ne fokusohemi tek “DIELLI”. Ne duhet të vizualizojmë diellin në zemrën tonë dhe kjo ndihmon që zemra të hapet, të qetësohet dhe tingulli “AH” korespondon këtu që ajo të rregullohet, balancohet dhe të sillet në paqe.

Por si mund ta luftojmë stresin? “Gjëja më efikase në këtë moment është një lidhje e duarve, psh. e vendosim një dorë në bark dhe një në zemër, pastaj ulemi dhe marrim frymë shumë thellë, më tej e mbajmë sërisht frymën dhe pastaj e lëshojmë duke aplikuar tingullin “AAAAAA”. Kjo përsëritet dhe ndikon tek pjesa e kraharorit që fillon të vibrojë dhe ju ndjeni që filloni të qetësoheni. Kjo teknikë është nga më të lehtat dhe mund të praktikohet kudo dhe kurdo.

 Teknika e vizualizimit është po ashtu tejet efikase, këtu duhet pëfytyruar “DRITËN E ARIT”, kjo dritë ndriçon, rrezaton dhe shëndrit të gjithë qenien duke e kthyer trupin tonë në një diell të bukur. Mos mendoni se këto teknika janë të vështira në aplikim, pasi me kohën ato përvetësohen gradualisht.

E rëndësishme është që mantra të bëhet pjesë e individit apo e shoqërisë dhe kjo sjell balancë dhe paqe në të gjithë ambjentin ku jemi. Duke praktikuar këto teknika ne do të largohemi nga energjia dhe mendimet negative që nuk na lejojnë të ecim përpara. Gjithashtu duhet ti zëvendësojmë mendimet negative me pozitive apo afirmacione. Kjo do të thotë që ne të përsërisim me vehten: “Unë jam e Zonja/i Zoti i vehtes time. Unë jam perfekt ashtu siç jam. Unë e dua vehten time me gjithë zemër. Unë e respektoj qenien brenda vehtes dhe çdo gjë që ka të bëjë me mua do të vijë mirë.”.

Rikthimi ne natyre, tokezimi I shpirtit

Një statement nga Amadea e gjeni në këtë pasazh të fundit ku ajo përshkruan rëndësinë e rikthimit në natyrë, pra në lidhjen e ngushtë me tokën dhe universin: “Trendi i teknikave shpirtërore po zgjerohet në të gjithë botën dhe në të gjitha fushat, psh. Yoga praktikohet tashmë në çdo spital, si dhe Tai Qi apo Qi Gong, pra njerëzit e kanë realizuar që diçka tjetër duhet në jetën e tyre. Njerëzit janë në kërkim dhe ky është mesazhi i parë i fuqishëm për këdo, unë dua ti bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, njeriu është në kërkim të së vërtetës, dhe jo të lajmeve të rreme apo prognozave të zymta se çfarë po ndodh apo do të ndodhë në të ardhmen. Ose se si duhet të jemi nga ana shoqërore. Ne duhet të gjejmë atë që do zemra dhe shpirti ynë. Të jemi e vërteta jonë do të thotë që të ndjekim rrugën që duam ne, pa qenë i varur ndoshta nga medikamentet, nga një mjekësi që fatkeqësisht po futet gjithnjë e më shumë nga ana e biznesit, sesa një mjekësi që do të ndihmojë njerëzimin. Dhe vetë ne duhet të kërkojmë mjekësitë alternative. Mjekësia alternative dhe meditimi po marrin sa më shumë pjesë në mjekësinë normale duke zëvendësuar mjekimin me atë bimor dhe të natyrshëm. Kjo lejon që ne të shërojmë vehten tonë dhe të zhvillohemi shpirtërisht, mendërisht dhe kjo në mënyrën më të shëndetshme që ekziston.”

Një thirrje e dytë e imja: “Njeriu duhet të hapi sytë dhe zemrën dhe moa të veprukë si kali që ndjek të njëjtën rrugë që i tregohet, pra kjo është e vetmja e drejtë, jo! Duhet të jenë disa peshq që nuk ecin në të njëjtën rrymë duke rrezikuar të kapen nga peshkatarët. Kur ne e ndjejmë që një rrugë nuk është e drejtë, kjo nuk do të ndihmojë fëmijët tanë, apo të ardhmen e njerëzimit, atëherë, unë shkoj brenda vehtes dhe i them: Unë dua të jem e qetë/i qetë dhe dua të kem një jetë të lumtur dhe me suksese.

Shresoj që të gjithë ata që do lexojnë këto rrjeshta të na bashkohen në grupin “TAO MEDITATION ALBANIA” ose në emrin tim Amadea Stefa dhe të meditojmë së bashku çdo të mërkurë. Zoom-Link-un e gjeni në Facebook, Insatgram dhe YouTube. Dua ti bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të na bashkohen, pasi ky grup është shumë i veçantë dhe mbledh të gjitha fetë së bashku me emrin e njëjtë PAQE, DASHURI dhe DRITE.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri së bashku…