Një vit me “Future Nostalgia”, Dua Lipa feston suksesin në këtë mënyrë

27 mars 2021 | 20:14

Ka kaluar një vit nga publikimi i “Future Nostalgia”, një album që rezultoi jashtëzakonisht i suksesshëm. Ky fakt e impresionoi shumë Dua Lipën, pasi ishte në mëdyshje nëse duhej ta publikonte duke qenë se bota po përballej me izolimin për shkak të pandemisë.

Por albumi jo vetëm që u prit shumë mirë, duke u renditur në krye të toplistave, por e bëri këngëtaren të cilësohej si “mbretëresha e kanrantinës”. “Kurrë nuk kam menduar se kjo do të ndodhte në një milion vjet, që unë të promovoja albumin tim nga divani.“, u shpreh këngëtarja pak kohë më parë.

Një ditë më parë, Dua u kthye pas në kohë dhe shkroi një mesazh duke thënë se ky album i hapi një botë mundësish. “Gjithmonë them se jam shumë mirënjohëse për mënyrën se si ky album ka gjetur shtëpinë tek ju, por përtej kësaj ndihem sikur na ka sjellë më pranë njëri-tjetrit.

Më ka mësuar durimin, fuqinë, besimin, lumturinë dhe atë që duhet të bëj në mënyrë për të qenë versioni më i mirë i vetvetes. Më ka hapur një botë mundësish dhe e gjitha kjo falë jush!!.“, tha ajo. Për të festuar një vjetorin e albumit ashtu siç e meriton, Dua është befasuar nga miqtë me disa dhurata dhe një tortë, pamje të cilat i ka ndarë në Instagram.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën në mëngjes në qytetin e Kukësit ka nisur…