Një vit në burg, Gjykata e Posaçme refuzon lirimin e Erion Veliajt

01 shkurt 2026 | 14:34

Gjykata e Posaçme e Shqipërisë ka rrëzuar një kërkesë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për lirim nga paraburgimi.

Kryebashkiaku ka kërkuar zbutje të masës me arsyetimin se nuk kishte më kushte ligjore për mbajtje në izolim. Nga kafazi i sallës, Veliaj theksoi se paraburgimi ishte kthyer në një instrument dënimi pa gjyq.

Në gati 1 orë e 30 minuta seancë, ku ishte edhe vetë i pranishëm, Veliaj, ritheksoi edhe njëherë faktin se nuk i ishin vënë në dispozicion të gjitha aktet e dosjes. Sipas burimeve, ai ka refuzuar edhe avokaten kryesisht, duke pretenduar se e kishte testuar dhe kuptuar se ajo nuk e njihte çështjen e tij.

Veliaj ka pretenduar, se paraburgimi ishte kthyer në një instrument dënimi pa gjyq, ndërsa arsyet ligjore të zbutjes së masës, i ka parashtruar avokati i tij, Sokrat Gjermeni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Sofje po mbahet “European Open” në xhudo. Xhudistët kosovarë…