Një vit nga medalja e dytë olimpike e Distria Krasniqit në Paris

28 korrik 2025 | 16:00

Sot shënohet një vit nga momenti historik kur Distria Krasniqi i solli Kosovës medaljen e saj të dytë olimpike.

Më 28 korrik 2024, në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, xhudistja kosovare rrëmbeu medaljen e argjendtë në kategorinë -52 kg, duke konfirmuar edhe një herë vendin e saj mes më të mirave në botë.

Megjithëse e argjendtë, për shumëkënd në Kosovë kjo medalje shkëlqeu si ari, për shkak të luftës, përkushtimit dhe krenarisë që Krasniqi e shfaqi gjatë gjithë garës.

Lajmin për përvjetorin e kësaj arritjeje e ka rikujtuar Komiteti Olimpik i Kosovës, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku kanë theksuar se e  argjendta e saj në Paris 2024 shkëlqente si ari

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me nga 15 vjet…