Një vit nga suksesi historik i Laura Fazliut në Lojërat Olimpike

31 korrik 2025 | 16:41

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu shkroi histori në debutimin e saj në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, duke siguruar medaljen e bronztë në kategorinë deri në 63 kilogramë më 30 korrik 2024.

Fazliu, atëkohë 23-vjeçare, arriti fitoren ndaj kroates Katarina Kristo në një luftë të fortë që u vendos vetëm pas kohës shtesë, “golden score”.

Ajo përfitoi nga tri ndëshkime (shido) të kundërshtares së saj, të cilat erdhën pas një gabimi në tentim për ta hedhur kosovaren në tatami, transmeton Klankosova.tv.

Kjo ishte medalja e parë olimpike në karrierën e saj, dhe një arritje e madhe për sportin kosovar, të cilën Komiteti Olimpik i Kosovës e përkujtoi me krenari.

“Rikthim te një vit më parë, kur falë Laura Fazliut, shënuam një tjetër medalje në historinë tonë olimpike”, shkroi KOK në Facebook./Klankosova.tv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe i dërguari i presidentit Donald…