Një vit nga vdekja e Maradonës

25 nëntor 2021 | 17:05

Një nga futbollistët më të mirë të historinë e futbollit ndërroi jetë një vit më parë. Pasditen e 25 nëntorit 2020, lajmi për vdekjen e Maradonës në moshën 60-vjeçare tronditi botën e futbollit.

Argjentinasi i ishte nënshtruar një operacioni delikat në tru disa javë më parë dhe u kthye në Tigre për t’u monitoruar për një periudhë më të gjatë.

Por ish-sulmuesi vdiq papritur pas dështimit të zemrës dhe ka ende shumë pyetje pa përgjigje në lidhje me vdekjen e tij.

Maradona u varros në varrezat Jardines de Bella Vista jashtë Buenos Aires dhe mijëra njerëz u mblodhën në rrugë për të mbajtur zi për heroin e tyre.

Pyetja kryesore mbetet nëse vdekja ka ndodhur natyrshëm dhe raportet në Argjentinë konfirmojnë se Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të San Isidro ka mbledhur deklarata nga dëshmitarët dhe të pandehurit, duke zbuluar neglizhencë.

Argjentinasi konsiderohet si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe ndihmoi Napolin të fitojë dy Scudetto, një Coppa Italia, Supercoppa Italiana dhe Kupën UEFA.

Ai fitoi Kupën e Botës 1986 me Argjentinën, si kapiten dhe protagonist i kompeticionit, me pesë gola të realizuar.

Maradona luajti 257 ndeshje konkurruese me Napolin, duke shënuar 115 gola në këtë proces. Diego e përfundoi karrierën e tij në Gimnasia si trajner dhe ishte pjesë e klubit derisa vdiq një vit më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…