Një vit pa Agim Maken, kujtime dhe fotografi të pabotuara me presidentin Ibrahim Rugova

28 prill 2026 | 10:30

Sot bëhet një vit nga ndarja nga jeta e Agim Maken, një figurë e respektuar dhe e përkushtuar në jetën politike dhe institucionale të Kosovës. Ai kujtohet jo vetëm për angazhimin e tij të palodhshëm, por edhe për kontributin e dhënë në periudha të rëndësishme për vendin.

Së fundmi, janë publikuar edhe disa fotografi të pabotuara më parë të tij me Presidentin historik Ibrahim Rugova, të cilat dëshmojnë afërsinë dhe bashkëpunimin e tij me udhëheqjen e atëhershme të vendit.

Agim Maken ishte kryetari i parë i LDK-së në Junik, duke luajtur një rol kyç në organizimin dhe forcimin e strukturave politike në këtë zonë. Pas luftës, ai shërbeu edhe si kryeshef ekzekutiv i Komunës së Deçanit, ku kontribuoi në rindërtimin dhe funksionalizimin e institucioneve lokale.

Një vit pas largimit të tij, familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë e kujtojnë me respekt për veprën dhe përkushtimin që la pas. Kujtimi për të vazhdon të jetojë përmes kontributit të tij në shërbim të qytetarëve dhe vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është dita e fundit e afatit kushtetues që Kuvendi…