Një votë e grupit parlamentar 6+ në pikëpyetje për Qeverinë Hoti

02 qershor 2020 | 15:36

Grupi parlamentar 6+ ka pasur të siguruara gjashtë vota për Qeverinë Hoti deri sot, por sot ka dhënë dorëheqje nga ky grup parlamentar deputetja Zikrete Aliti, nga partia e Emilja Rexhepit.

Shefi i grupit parlamentar, Albert Kinolli, ka konfirmuar dorëheqjen e saj për “klankosova.tv” duke thënë se sot është informuar nga Kuvendi.

“Në cilësinë e shefit të grupit parlamentar 6+ në takimin e Kryesisë për caktimin e seancës përmes sekretariatit të Kuvendit jam njoftuar zyrtarisht për largimin e deputetes Zikreta Aliti nga grupi parlamentar, e cila është deklaruar se nga sot (2 qershori) nuk do të jetë pjesë e grupit 6+”, ka thënë Kinolli.

Kinolli ka thënë se ajo nuk ka dhënë arsyen e dorëheqjes dhe sot është larguar për në Prizren pas mbledhjes së Kryesisë. Por, ai ka thënë se grupi parlamentar do të vazhdojë të funksionojë në Kuvend, ndërsa Aliti do të vazhdojë si deputete e pavarur.

“5 deputetë nga grupi parlamentar do të vazhdojnë të funksionojë, ndërsa nesër pasdite do të kompletohet dhe do të vazhdojmë punën tonë në Kuvend”, ka thënë Kinolli, duke bërë me dije se pesë vota tanimë janë të sigurta për Qeverinë Hoti, ndërsa Aliti do të vendosë vetë për votën e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…