Një zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë infektohet me koronavirus

12 maj 2020 | 08:13

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se një zyrtar i saj është infektuar me koronavirus. Sipas njoftimit për media të kësaj ministrie, të gjithë zyrtarët që kanë pasur kontakt me të prekurin janë karantinuar.

Njoftimi i plotë Ministrisë së Drejtësisë:

Ministria e Drejtësisë ju njofton se gjatë ditës së hënë, më datë 11 maj 2020, pas testimit për Covid 19 nga IKSHPK-ja, një zyrtar i MD-së ka rezultuar pozitiv dhe i njëjti është karantinuar sipas udhëzimeve të Institutit. Rasti i zyrtarit është rast kontakti.

Ministria e Drejtësisë ju njofton se të gjithë zyrtarët e tjerë të cilët kanë pasur kontakte me zyrtarin e identifikuar me Covid 19, janë karantinuar dhe pritet që ditët në vijim të testohen nga IKSHPK-ja.

Ministria e Drejtësisë do ndërmarr të gjitha masat e parapara, duke dezinfektuar hapësirat e punës dhe duke vendosur masa higjenike në ambientet e MD-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi mbrëmë se nuk është rastësi…