Njëmbëdhjetë vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO

04 prill 2020 | 16:43

Sot mbushen njëmbëdhjetë vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe nuk mungoi as urimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili me anë të një postimi në rrjete sociale thotë se “kujton me krenari punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të qeverisë në ato vite për këtë arritje historike për të gjithë ne shqiptarët”.

Duke mos lënë pa përmendur dhe situatën në të cilën vendi ynë dhe e gjithë bota ndodhet, ai shkruan: “Ndonëse sot po kalojmë ditë të vështira, ne nuk jemi vetëm. Bashkë do t’ia dalim! E keqja do kalojë dhe ne do të ngrihemi më të fortë!”.

Të dashur bashkëqytetarë, sot u mbushën 11 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Unë kujtoj me krenari punën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të qeverisë në ato vite për këtë arritje historike për të gjithë ne shqiptarët.Puna, përkushtimi dhe ndershmëria shpërblehen gjithmonë! Ndonëse sot po kalojmë ditë të vështira, ne nuk jemi vetëm. Bashkë do tia dalim! E keqja do kalojë dhe ne do të ngrihemi më të fortë! #WeAreNato #ditemetemira

Gepostet von Lulzim Basha am Samstag, 4. April 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, edhe njëherë ka bërë thirrje…