Njerëzit e palumtur postojnë më shumë në “Facebook”

09 korrik 2018 | 22:45

Ekspertët kanë veçuar disa postime që bëhen në rrjete sociale, që tregojnë se në jetën reale këta njerëz janë të palumtur.

Ata postojnë vazhdimisht edhe gjëra pa rëndësi

Këto persona janë të varur shumë nga teknologjia dhe nuk e imagjinojnë dot jetën e tyre pa bërë status. Mjafton të jenë në qendër të vëmendjes!

Postojnë direkt arritjet e veta

Jeta boshe e tyre bën që çdo gjë të mirë që iu ndodh në jetë t’ua tregojnë të tjerëve. Kjo është një shenjë e cila tregon se dëshironi të tregoni lumturinë tuaj. Në fakt, nëse postoni gjëra të tilla, nuk tregon lumturinë tuaj, por vetëm dëshirën tuaj për të plotësuar jetën tuaj boshe.

Postime romantike nga jeta e tyre në çift

Kërkimet kanë nxjerrë përfundimin se njerëzit të cilët postojnë foto, apo shprehje romantike për jetën e tyre në çift, në fakt ndihen të pasigurt. Njerëzit e sigurt nuk e kanë të nevojshme, t’i tregojnë të tjerëve sa shumë e duan njëri-tjetrin!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vëllai i 25-vjeçares A.S. që humbi jetën e saj bashkë…