Njerëzit e Vuçiqit sulmojnë qytetarët në Çaçak

29 shtator 2025 | 08:24

Televizioni i provincës së Vojvodinës në Serbi, KTV televizivja ka publikuar pamje të rënda nga qyteti i Çaçak, po ashtu në Serbi.

Në këtë video televizioni raporton se shihen njerëzit e presidentit serb Aleksandar Vuciq duke rrahur njerëzit që janë kundër regjimit dhe pro protestës për dorëheqjen e presidentit aktual.

Njerëzit e tij, të cilën në video televizioni serb i quan banditët e Vuciqit, shihen duke dalë nga makinat, duke rrahur qytetarët e më pas duke u kthyer prapë në makina.

Video që duket se është bërë me telefon, është publikuar para 13 orësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një mjek 42-vjeçar nga Kosova, i quajtur Behar Kamberi, është…