
Njëri i lënduar, tjetri i plagosur – publikohen fotografitë e djemve të Mefail Shkodrës
13 gusht 2025
| 22:37
Kanë dalë disa pamje që tregojnë që pos tre personave që humbën jetën në Gjilan, edhe dy djemtë e Mefail Shkodra kanë pësuar nga përleshja.
Pamjet që i ka siguruar Insajderi tregojnë se i biri i Mefail Shkodrës, Engjell Shkodra është i plagosur me armë zjarri. Ai ka plagën ne njërin krah, por ende nuk dihet kush e shkaktoi këtë plagë.
I biri i tij tjetër, Edonis Shkodra ka goditje në pjesën e prapme të kokës, dhe jo vetëm.