Njëri nga themeluesit e LDK-së, Milazim Krasniqi, propozon Naim Jerliun ose Hafiz Gagicën për udhëheqës të LDK-së

20 shkurt 2021 | 08:57

Njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Milazim Krasniqi, ka “befasuar” me emrat që duhet ta udhëheqin këtë parti, pas dorëheqjes së Isa Mustafës.

Ish nënkryetari Naim Jerliu ose Hafiz Gagica, sipas Krasniqit duhet të udhëheqin LDK-në, raporton Ekonomia Online.

“LDK-ja duhet të shkoj sa më shpejt në një proces zgjedhor. LDK-së i duhet një lider legjitim. Për shijen time kryetar i LDK-së do të duhej të kthehej Naim Jerliu ose  Haviz Gagica që ka qenë nënkryetar i LDK-së në kohën e Rugovës”, ka shtuar Krasniqi.

Ai ka thënë se dorëheqja e Mustafës ka qenë e vonuar.

“Dorëheqja e tij është e vonuar. E vërteta është që unë i përmbahen një qëndrimi që Isa Mustafa nuk është dashtë kurrë me qenë kryetar i LDK-së sepse është një figurë totalisht në kundërshtim me vetë filozofinë e LDK-së. Ka instaluar një metodë veprimi duke përjashtuar njerëz, kjo s’ka qenë filozofia e Rugovës. Rugova e ka pas të kundërtën me afru edhe kundërshtarët dhe me krijuar sinergji edhe me kundërshtarët politik kështu që dorëheqja e tij është e mirëpritur”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorlogjik i Kosovës ka bërë me dije se sot…