Njëri nga zhytësit që gjeti trupin e 33-vjeçarit në Ujman, Besart Ejupi, shpreh ngushëllime familjes

29 korrik 2025 | 22:11

Njëri nga zhytësit që mori pjesë në operacionin e kërkimit në Liqenin e Ujmanit, Besart Ejupi, ka shprehur ngushëllime për familjen e 33-vjeçarit që humbi jetën në këtë liqen.

Në një postim në rrjete sociale, Ejupi ka bashkëngjitur edhe deklaratën zyrtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke theksuar dhembshurinë për familjen e viktimës dhe përkushtimin gjatë operacionit.

Ejupi ka marrë lavdata të shumta nga qytetarët dhe shoqëria në Kosovë për angazhimin e tij, së bashku me kolegët dhe pjesëtarët e FSK-së, në misionin humanitar që përfundoi me gjetjen e trupit të pajetë.

Operacioni u zhvillua në koordinim me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, pas disa ditësh kërkimi intensiv në zonën e Liqenit të Ujmanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një dite të gjatë ku eksponentët e VV-së vërshuan…