Njeriu më i pasur i Kinës dhuron 12 milionë dollarë për të zbuluar vaksinën kundër koronavirusit

30 janar 2020 | 12:07

Njeriu më i pasur në Kinë, Jack Ma, ka dhuruar jo pak, por plotë 100 milion jen, që do të thotë rreth 12 milionë dollarë, për të ndihmuar kërkimet shkencore për gjetjen e vaksinës kundër koronavirusit.

55-vjeçari, i cili është themeluesi i kompanisë “Alibaba”, ka zbuluar dhurimin që do të bëjë, përmes një postimi në profilin e tij në sajtin “Weibo”.

Në njoftimin e bërë thuhet se paratë do të përdoren për të ndihmuar në zhvillimet shkencore për vaksinën ndaj koronavirus. Ai ka shtuar se rreth 20 milionë jen (2.8 milionë dollarë), do të shkojnë si për Akademinë Kineze të Shkencave, edhe për Akademinë Kineze të Inxhinierisë, për kërkimet në këtë fushë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. asoc. dr. Myrvete Dreshaj-Baliu Prof. dr. Begzad Baliu Pikëpamjet…