
Njihuni me deputetet beqare të Kuvendit të Kosovës
Me krijimin e Qeverisë Kurti 2, shumë emra të rinj janë bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
Ashtu siç edhe ua garanton ligji me kuotën femërore, janë gjithësej 41 femra që u është besuar mandati i deputetes.
Secila nga to përmes biografisë, kanë zbuluar statusin e tyre civil.
Bazuar në radhitjen alfabetike në web-faqen e Kuvendit, si beqare është deklaruar Adelina Grainca, e cila nuk ka shumë ditë që ka aderouar nga PDK në Lëvizjen e Albin Kurtit.

Beqare, ka thënë se është edhe ish- ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj.
Mitrovicasja, Arjeta Fejza, poashtu ka bërë me dije se është beqare.

Një deputete tjetër e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LV-së është edhe Arta Bajralija. Kontabilistja në fjalë ka treguar në statusin e saj civil se është beqare.

Statusin e beqares e mban edhe Eliza Hoxha, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Në biografinë e saj, Fjolla Ujkani, deputetja që vjen nga Vushtrria poashtu ka treguar se është beqare.

Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu, e cila ka bërë me dije se ka studiuar për Farmaci, gjithashtu është beqare.
Beqare është edhe deputetja që vije nga Komuna e Skenderajt, Ganimete Musliu.

Beqare janë deklaruar edhe tri deputete të tjera: Yllza Hoti, Saranda Bogujevci nga LV-ja si dhe Rrezarta Krasniqi nga LDK-ja.

Status të njejtë në biografinë e saj mban edhe deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrija.
