Njihuni me gruan që vesh pelena 24 orë dhe jeton si një fëmijë 3 vjeç

06 qershor 2019 | 16:15

Një 21-vjeçare nga Zvicra është kthyer në kryefjalën e mediave, pasi i ka çuditur të gjithë me mënyrën se si jeton.

Gruaja iu bashkua komunitetit ABDL në përpjekje për të ri-jetuar fëmijërinë e saj dhe ajo tashmë kalon 24 orë në ditë duke mbajtur veshur pelena për fëmijët.

Camille Lola filloi kur ishte e vogël refuzonte të vishte pelena, por ajo e ka përqafuar këtë si një hobi tashmë që është 21 vjeçe.

Ajo zbuloi: “Erdha në komunitet për një arsye të trishtuar. Kur isha fëmijë, nuk isha në gjendje të haja shumë ushqim, sepse më jepte diarre. Gjatë fëmijërisë sime kisha shumë aksidente në shkollë, në pushime, me familjen time dhe nuk kisha shumë miq për shkak të kësaj”.

Ajo ka thënë për mediat se jeton jetën e një 3-vjeçare, ves që e ka ndihmuar të rigjallërojë fëmijërinë e saj.

“Kur kalova pubertetin, u bëra më e interesuar të ripërtërija fëmijërinë time, të vishja pelena, të luaja me lodra e kështu me radhë. Doja vetëm të kisha një fëmijëri më të mirë, doja të korrigjoja jetën time dhe të jetoja vetëm një jetë të mirë dhe paqësore”, shtoi ajo.

Ndërsa familja dhe miqtë e saj të ngushtë po pranojnë hobin e çuditshëm, disa nga të njohurit e saj kanë thënë se ajo është “e çmendur” dhe “duhet të ndalojë”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademik Rexhep Qosja ka promovuar të enjten librin e tij…