Njihuni me Lumturie Koka-Urban!

13 shtator 2025 | 19:00

Një vajzë nga Kosova, jashtëzakonisht e suksesshme në Gjermani.

E lindur më 17 gusht 1988 në Kaçanik, Lumturie Koka-Urban është një ndër shembujt më të mirë të suksesit të shqiptarëve në diasporë. Ajo aktualisht punon si koordinatore e shitjes në ndërmarrjen gjermane Tempton, ku falë punës dhe përkushtimit është vlerësuar si një profesioniste e dalluar.

Por suksesi i Lumturies nuk ndalet këtu. Së fundmi, ajo ka vendosur të kandidojë për Këshillin e Integrimit që do të zgjidhet për herë të parë në qytetin e Grevenit, më 14 shtator 2025, paralelisht me zgjedhjet komunale.

Në një prononcim lidhur me kandidaturën e saj, Lumturia ka treguar se arsyeja kryesore që e shtyu drejt këtij hapi është përvoja e gjatë me punë humanitare dhe integruese:

“Edhe në Kosovë kam punuar për më shumë se 10 vite me projekte humanitare dhe me OJQ që merren me integrimin. Edhe këtu në Gjermani, çdo ditë ndihmoj të huajt – polakë, shqiptarë, afganë, sirianë, bullgarë, ukrainas – duke i mbështetur me përkthime, integrim në punë, leje pune dhe qëndrimi. Fakti që flas rrjedhshëm gjermanisht, anglisht dhe polonisht më ndihmon shumë në këtë mision.”

Historia e saj është një shembull frymëzues për të gjithë shqiptarët, duke dëshmuar se me punë, vullnet dhe përkushtim mund të arrihet sukses kudo në botë.

Vërtet është një krenari e madhe të dëgjosh për bashkatdhetarë si Lumturia, të cilët jo vetëm arrijnë sukses personal, por edhe kontribuojnë për shoqërinë ku jetojnë.

Ne nuk na mbetet gjë tjetër, përveçse t’i urojmë Lumturie Koka-Urban shëndet dhe suksese të pafundme në karrierën dhe misionin e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Junikut ka njoftuar për hapjen zyrtare…