Njoftim i rëndësishëm nga ETC-Elkos

26 shtator 2025 | 15:56

Të nderuar konsumatorë,

Ju informojmë se në rrjetet sociale është hapur një faqe e rreme me emrin tonë ETC – Elkos Trading Center, e cila po shpërndan një lojë shpërblyese kinse në emrin tonë me dhurata vetura.

Ky aktivitet NUK organizohet nga ne dhe faqja në fjalë nuk ka asnjë lidhje me ETC – Elkos Trading Center.

Ju bëjmë thirrje:

  • Të mos klikoni në lidhjet e publikuara,
  • Të mos ndiqni udhëzimet e tyre,
  • Të mos jepni asnjë të dhënë personale.

Informacionet dhe lojërat shpërblyese të vërteta publikohen vetëm në faqet tona zyrtare. Për sigurinë tuaj, gjithmonë kontrolloni që njoftimet të vijnë nga faqja zyrtare e ETC.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

ETC – Elkos Trading Center

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Qungur…