Njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovës të bllokuar në Emiratet e Bashkuara Arabe

01 mars 2026 | 18:03

Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka njoftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që ndodhen atje se autoritetet arabe kanë vendosur zgjatjen e qëndrimit në objektet hoteliere për ata që kanë arritur datën e check-out-it, por nuk kanë mundësi të udhëtojnë për arsye jashtë kontrollit të tyre.

Sipas njoftimit, të gjithë mysafirëve në këtë situatë do t’u zgjatet qëndrimi në hotelin ku janë të akomoduar deri në momentin kur të kenë mundësi të largohen nga vendi.

Shpenzimet e qëndrimit do të mbulohen nga data kur është bërë e pamundur udhëtimi, deri në datën kur bëhet e mundur largimi, bën të ditur ambasada më tej.

Ambasada u bën thirrje të gjithë qytetarëve që ndodhen në këtë situatë të komunikojnë me menaxhmentin e hotelit ku janë të vendosur dhe, për çdo paqartësi shtesë, të kontaktojnë përfaqësinë diplomatike.

Ambasada e ka thënë se mbetet në dispozicion për çdo informatë dhe asistencë të nevojshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, tha…