Njoftim për qytetarët e Kosovës që ia mësyejnë për këtë vikend Ulqinit, mos u nisni pa e pasur njërën nga këto katër prova

20 gusht 2021 | 14:22

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar përmes një njoftimi ka bërë të ditur se qytetarët e Kosovës që duan të shkojnë në Mal të Zi, duhet të dinë për masat e reja anti-Covid që ka marrë ky shtet.

Sipas njoftimit të Qendrës për Menaxhim kufitar, ata që shkojnë në Mal të Zi për të hyrë në këtë vend duhet të kenë katër prova.

“Për t’u futur në Mal të Zi, secili qytetart duhet të ketë me vete një nga katër provat, dëshmi të vaksinimit (një ose të dyja dozat), një test negativ PCR jo më i vjetër se 72 orë, dëshmi e COVID19 ose një test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë. Masat e reja hyjnë në fuqi nesër dhe vlejnë deri me 10 shtator”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Nismës për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati ka…