Njoftimi i Qeverisë: Kryeministri Haradinaj liron nga përgjegjësia drejtorin e AKI-së dhe ministrin e MPB-së

30 mars 2018 | 10:30

Në bazë të kompetencave kushtetuese, si kryeministër i Republikës së Kosovës kam kërkuar Lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi dhe lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

Operacioni i ndërprerjes së leje qëndrimit, i ndalimit, deportimit urgjent dhe të fshehtë të gjashtë qytetarëve turq nga territori i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë, ka ndodhur pa informimin e kryetarit të Qeverisë dhe pa lejen e tij.

Ramush Haradinaj
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një shkrese zyrtare dërguar…