
As në Istog nuk do të ketë nesër mësim, dita e humbur do të kompensohet
05 shkurt 2020
| 21:09
Komuna e Istogut bën me dije se mësimi nesër nuk mund të realizohet normalisht, pasi në këtë komunë kushtet atmosferike nuk janë aspak të mira, raporton “Epoka e re”.
Komuna thotë se dita e humbur e mësimit do të kompensohet.
Njoftimin e plotë të lëshuar nga komuna, mund ta lexoni si më poshtë:
Njoftim
Të nderuar mësimdhënës, nxënës dhe prindër ju njoftojmë se nesër e enjte me 06.02.2020, nuk do të mbahet mësim në institucionet arsimore të Komunës së Istogut, si shkak i kushteve atmosferike të krijuara në komunën tonë, ku në pjesën me të madhe mungon furnizimi i rregullt me energji elektrike dhe si pasojë e kësaj gjendje është e pamundur mbajtja e mësimit të rregullt.
Dita e humbur do të kompenzohet./Epoka e re/