
“Njoh vetëm Luizin…”/ Laerti zbulon nëse është penduar që bëri BBV me Gjestin: Populli ka heroin që meriton
Aktori i njohur, Laert Vasili, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ai ka folur për karrierën e tij artistike, por edhe për rrugëtimin në edicionin e katërt të “Big Brother VIP”.
Ish-finalisti i reality show-t ka dhënë mendimin e tij për fituesin e këtij edicioni, Gjesti, por edhe më shumë…
A do e ftonte Gjestin në teatër? Laert Vasili habit me përgjigjen: Madje do…
Pjesë nga intervista:
A pendohesh që ishe me një edicion me Gjestin?
Çfarë thua?! Pse?
E ke kundërshtuar në daljet e tua fitoren e Gjestit, këtë gjë e ke lidhur me analfabetizmin…
Po, që nuk është shembulli i duhur.
Nëse ai nuk është shembulli i duhur dhe njerëzit nuk zgjodhën një figurë si ty ose si Rozana, i bie që ne kemi dështuar si shoqëri?
Tani e kuptove këtë gjë? Çdo popull ka heroin që meriton. Ka politikanët që meriton, ka heroin që meriton, ka jetën që meriton, ka realitetin që meriton.
Çfarë vlerash duhet të ketë dikush që të fitojë “Big Brother”?
Nuk e di. Po ta dija, do e kisha fituar. Nuk është shembulli i duhur ai, sepse e gjithë ecuria ishte e gabuar.
Po fituesit e tjerë a i kanë patur?
Nuk i kam parë, njoh vetëm Luizin. Nuk e kam parë, por e njoh sepse më ka marrë në video-call, kemi folur, jemi takuar edhe njëherë te teatri, kemi parë një shfaqje bashkë. Më është dukur një djalë jashtëzakonisht simpatik, artist nuk diskutohet që është, na ka përfaqësuar në “Eurovision”. Nuk e kam parë lojën e tij. U bë njëherë një konkurs për imituesit e Charlie Chaplin. Dhe shkon Chaplini dhe del i treti, Charlie Chaplin luan veten dhe del i treti. Kishte dy të tjerë që ishin Charlie Chaplin më të mirë.
Dhe si e përkthen ti këtë?
Çdo gjë në masë, është e përkryer!